Nga këshillat e Andrea Pirlos te dëshira për të shënuar, Xhakomo Vrioni zbret sot në fushë

Xhakomo Vrioni vazhdon që të stërvitet me ekipin e parë të Juventusit, ndërsa në takimet e fundit trajneri Pirlo e ka marrë edhe në stol për ndeshjet e bardhezinjëve, por ende pa e aktivizuar. Megjithatë sulmuesi shqiptar po përfiton shumë nga këshillat e Andreas dhe sot është momenti më i mirë për t’i shpalosur në fushën e lojës.

Juventusi U-23 nis kampionatin në mbrëmjen e sotme atje ku do të përballet ndaj Pro Sestos në orën 20:45. I grumbulluar për këtë ndeshje është edhe Xhakomo Vrioni, pavarësisht se dje gjendej në stol kundër Romës. Këtë herë lojtari i Shqipërisë do të aktivizohet në fushë nga minuta e parë dhe kërkon që të shënojë për të ndihmuar shokët e skuadrës, por për të pasur edhe vlerësimin më të madh nga trajneri i parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online