VIDEO/ De Biazi merr pikën e parë në kualifikuese, një gol në minutat e fundit i heq fitoren nga duart Azerbajxhanit

Më në fund De Biazi mund t’i gëzohet pikës së parë në këto kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022. Në ndeshjen e katërt në grup, kundër Irlandës, Azerbajxhani ka barazuar në shifrat 1-1. Mahkmudov ishte ai që kaloi në avantazh azerët në minutën shtesë të pjesës së parë, duke ndezur shpresat për një fitore në transfertën irlandeze.

Fitore të cilës i shkuan pranë deri në momentet e fundit të takimit, atëherë kur Duffy tund rrjetën me kokë në minutën e 87 dhe i heq fitoren nga duart skuadrës së drejtuar nga De Biazi. Azerbajxhani mban vendin e fundit në grup me vetëm një pikë të grumbulluar, po aq sa Irlanda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online