“Interi më nxorri nga m***, por unë e kisha mendjen te Chelsea”, Lukaku i hedh “benzinë zjarrit“ mes tij dhe tifozëve zikaltër

Lukaku ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Sulmuesi belg la të zhgënjyer të gjithë tifozët e Interit, teksa pas rilindjes me zikaltrit vendosi të largohej për klubin e tij të zemrës, Chelsea. Në një intervistë për “HLN.be”, Lukaku i hedh më tepër benzinë zjarrit mes tij dhe tifozëve të Interit, teksa shprehet se me mendjen e tij ishte vetëm te blutë e Londrës.

“Kur Chelsea ofroi 110 milionë plus Zappacosta, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova se ishte bërë serioze dhe nuk isha më në mendjen time. Interi akoma refuzoi, kështu që shkova të flisja me Simone Inzaghi në zyrën e tij për të gjetur nje marreveshje. Isha te Interi, por me mendjen time isha tashmë te Chelsea. Interi më nxorri nga m…, unë do të kisha lënë Interin vetëm për Chelsea”, ka thënë Romelu Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online