VIDEO/ Cungun e tradhton mbrojtja! Shqipëria po impresiononte ndaj Francës, por e mbyll me humbjen e thellë

Shqipëri-Francë U-19 0-4 Virxhinus 28′, Abline 35′, 40′, Tchauna 65′

Shqipëria e Armando Cungut e nisi rrugëtimin e saj nga stadiumi i Egnatias. Kombëtarja U-19 e mbylli me shifrat 0-4 ndaj Francës, ndërsa gjithçka mori fund që pas 90 minutave, atje ku u pësuan tre gola. Kuqezinjtë arritën që të shënonin të parët pas disa kombinimeve të bukura, por goli do të anulohej pasi topi kishte dalë nga vija. Gjithçka po shkonte më së miri dhe me lojtarët e Shqipërisë që po bënin presing lart, por mbrojtja e ka tradhtuar Cungun.

Në tre zbritje të rrezikshme të Francës në pjesën e parë, do të gjenin golin në të tre rastet, falë vendosjes së gabuar dhe gabimeve në prapavijë. Ndërkohë në të dytën nuk kishte shumë histori dhe Tchauna i dërgoi shifrat në 4-0. Tashmë Shqipëria do të ndeshet kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online