Borusia e Dortmundit është mposhtur këtë mbrëmje me rezultatin 1-3 kundër Ajaksit. Një ndeshje kjo që u ndikua shumë nga gjykimi i arbitrave. Verdhezinjtë mbeten me 10 lojtarë që në minutën e 27, kur Mats Humels ndëshkohet me karton të kuq.
Një vendim i çuditshëm ky që kërkon me patjetër një shpjegim. Mbrojtësi gjerman shkon të bëjë një ndërhyrje për të marrë topin, por në fund sheh kundërshtarin t’i hidhet në këmbë. Lojtari i Ajaksit sapo sheh ndërhyrjen ndal menjëherë topin dhe duke mos pasur mundësi të kontrollojë ekuilibrin përfudon mbi këmbët e Humelsit.
Arbitri ka ndërprerë menjëherë lojën dhe ka nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq në drejtim të… mbrojtësit të Dortmundit. Madje as kontrolli i VAR-it nuk e ndryshoi vendimin e gjyqtarit kryesor. Sigurisht që kjo nuk mund të kalonte pa polemika, teska të shumtë kanë qenë tifozët apo edhe njerëz të sportit që kanë shprehur habinë e tyre për këtë karton të kuq për Mats Humelsin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Hummels just got a red card for this. pic.twitter.com/B2SW1cuPrh
— $Nícolas (@Enorme_Inter) November 3, 2021