Koment/ Shah-mat! Kur Reja tërhiqet si Edi Rama për të parën herë, përse duhet dëgjuar edhe zëri i tifozit?

Shqipëria do të përmbylli kualifikueset e Botërorit duke luajtur kundër Anglisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë kanë thuajse zero shpresa për të marrë vendin e dytë, por sërish do të mundohen që të luftojnë për sa kohë që matematika na mban në lojë.

Surpriza më e madhe erdhi në ditën djeshme, Rei Manaj. Futbollisti i Spezias ka qenë më i preferuari për trajnerin Reja, por këtë herë “Sport Magazine” raporton se Manaj ka mbetur jashtë listës së grumbullimit. Për herë të parë shohim sesi edhe italiani nis të zbutet disi, pasi ka qenë shumë kokëfortë dhe nuk lëvizte asgjë nga skemat e tij për hir të të tjerëve.

Por, a mos duhet të dëgjohet edhe zëri i tifozit? Shpeshherë thuhet se ekipet dhe Kombëtaret duhet të rrinë larg përfshirjes së komenteve të publikut,  por nuk qëndron gjithmonë. Përshembull, publiku ka kërkuar në çdo moment Armando Brojën te Shqipëria. Në këtë rast, më tepër gabim ka pasur Reja me vendimet e tij sesa sportdashësit tanë me komentet e tyre.

Për më tepër që italiani po paguhet për t’i falur kënaqësinë tifozëve shqiptarë me Kombëtaren dhe disa sugjerime, nuk do të ishin keq që të dëgjoheshin. Një shembull na vjen edhe nga jashtë sportit, politika. Nëse Reja nuk ndryshon nga idetë e tij, atëherë çfarë mund të themi për Edi Ramën? “Më gjerman se italiani” në këtë pjesë, por në të vetmin rast që Rama iu nënshtrua opinionit publik ishin ar.mët kimike.

Vendimi për t’i pranuar dhe për t’i sjellë në Shqipëri bëri që Rama të tërhiqej për herë të parë nga një plan i tij, për hir të të tjerëve, pas revoltës popullore që ishte historike për nga pjesëmarrja. Nëse kjo lëvizje i dha më shumë kredit Ramës për zgjedhjet, Rejës i jep më tepër pikë për vazhdimin e kontratës me Kombëtaren. Një lëvizje kjo e trajnerit të Shqipërisë që po shkon shumë më tepër sesa një vendim për lënien jashtë për shkak mos aktivizimi te Spezia.

Si një “Shah-mat”, ku Reja tregon se do të provojë elementet e rinj dhe do të përgatis brezin e ri për kualifikueset e Europianit. Në të kundërt, trajneri do të vendoste që ta mbyllte me besnikët e përhershëm të tij. Pra qartësisht pas kësaj lëvizje duket se Reja do të vazhdojë “martesën” me Shqipërinë, nuk do të ketë divorc. Nga ana tjetër ky shërben edhe si një shembull se individi nuk duhet të ngrihet kurrë mbi Kombëtaren, për të fituar edhe njëherë tjetër dashurinë e tifozëve shqiptarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online