VIDEO/ Cristiano Ronaldo humb rastin e pastër përballë portierit, Al Nassr-i mposhtet pr herë të dytë radhazi në kampionat

Cristiano Ronaldo shkëlqeu në Arab Clubs Champions Cup, ku me golat e tij i dha për herë të parë trofeun Al Nassr-it. Por të njëjtën formë nuk po arrin ta shfaqë edhe në kampionat. Al Nassr-i ka marrë sot humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Al Tawoun-i.

Cristiano Ronaldo nuk shënoi as këtë herë, duke u bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale. 5 herë fituesi i Topit të Artë gaboi në një rast mjaft të pastër në minutën e 64-t, kur u gjet një për një me portierin kundërshtar, por hezitoi të godiste dhe humbi kontrollin e topit. Fatmirësisht për të, arbitri sinjalizoi pozicion jashtë loje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online