VIDEO/ Çmenduria në ndeshjen e Jurgen Bardhit! Po luanin 9 kundër 11 lojtarëve, fitojnë në fund me një gol nga mesfusha

Një ndeshje e çmendur ishte ajo e sotmja në Turqi, në ekipin ku ndodhet edhe Jurgen Bardhi. Tuzlaspori është ndeshur në transfertë me Bursasporin. Në minutën e 26 të takimit, Rotman u ndëshkua me karton të kuq dhe e la Tuzlasporin me 10 lojtarë.

Ndërkohë në minutën e 67, Asatekin, mori karton të kuq duke e lënë ekipin ku gjendet edhe Bardhi me 9 lojtarë. Ndeshja po vazhdonte me shifrat 0-0 dhe barazimi do të shijonte si një fitore. Megjithatë, te Tuzlaspori arritën që të fitonin në fund. Francis dhuroi një gol spektakolar thuajse nga mesfusha duke lënë të shtangur portierin me gjuajtjen e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online