Empoli ka realizuar një çmenduri të vërtetë ndaj Napolit, duke e nxjerrë këtë ekip përfundimisht nga gara e titullit kampion. Mertens dhe Insigne dukej se e mbyllën këtë ndeshje para kohe. Kristjan Asllani ishte më i miri i takimit, por do të largohej në të 70 pas një dëmtimi.
Më pas do të vinte momenti i Bajramit që u aktivizua në të 66. Në vetëm 7 minuta loje, Empoli realizoi tre gola për të përmbysur gjithçka. Në golin e fundit ishte asisti magjik i Nedim Bajramit që vendosi historinë e takimit. /Sport Ekspres/