VIDEO/ Çmenduri në “Stamfrod Bridge”! Broja fiton penalltinë vendimtare pak minuta pasi hyn në fushë, Chelsea-City ishte ndeshje për të mos u humbur

Premier League dëshmoi sot se është kampionati për t’u ndjekur dhe që di si të argëtojë tifozët. Një çmenduri ka ndodhur në “Stamford Bridge”, aty ku Chelsea dhe Manchester City kanë barazuar me shifrat 4-4. “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 25, kur Haaland-i shndërroi në gol një penallti. Vetëm 4 minuta më vonë Thiago Silva barazoi sërish, ndërsa Sterlingu i ktheu shifrat në 2-1 në minutën e 37. Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej po në baraspeshë, pasi Akanji e dërgoi topin në rrjetë në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë të lojës.

Pjesa e dytë e takimit ka nisur me një gol të Manchester City-t, i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës me Haaland-in në minutën e 47. Chelsea u kundërpërgjigj në minutën e 67, ndërsa City tha sërish fjalën e tij në minutën e 87, kur Rodrigo shënoi i ndihmuar nga devijimi i Thiago Silvës. Por ndeshja nuk përfundoi këtu.

Armando Broja u fut në fushë në minutën e 89 dhe vetëm pak minuta më vonë arrin të kthehet në protagonist. Sulmuesi shqiptar fitoi një 11 metërsh që në topin e parë që mori në zotërim. Penalltia u mor përsipër nga Palmeri, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 94-t dhe i dha barazimin në shifrat 4-4 Chelsea-t. Në fushë nuk pati fitues, por sigurisht që në tribuna dhe përpara ekranit të televizorit të gjithë dolën të fituar nga kjo sfidë. Chelsea-Manchester City ishte ndeshje për të mos u humbur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *