VIDEO/ Çmenduri e madhe! Tirana fiton në sekondë të fundit, Bylisi proteston i gjithi te Jorgji

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit në një çmenduri të madhe. Tre pikët e radhës janë marrë në sekondat e fundit të takimit pasi Ngo arriti të dërgonte topin në rrjetë në shansin e fundit për bardheblutë.

I gjithë Bylisi ka protestuar te Jorgji për një faull në atë rast, por nuk ishte ky mendimi i kryesorit. Gjithashtu kontestime ka pasur edhe në rastin e golit të parë të Kale, atje ku u pretendua një prekje e topit me dorë. Në pjesën e dytë ishte Bylisi që e rriti shumë nivelin e lojës, aqsa arriti të barazonte shifrat në 1-1 pas penalltisë së ekzekutuar nga Isli Hidi, që nuk festoi. Mëllugja do të ndëshkohej drejtë me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72, duke u dëshpëruar pas këtij vendimi. Ndërkohë tifozët e shumtë të pranishëm në “Selman Stërmasi” kanë festuar ecurinë fantastike të skuadrës me Egbon në krye. /Sport Ekspres/

 

 

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobinah, Kale, Ngoo.

Bylis: Hidi, Janku, Goxha, Hadroj, Murataj, Mëllugja, Bajramaj, Ndreca, Peposhi, Guindo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online