Edhe tifozi më i zjarrtë ndoshta nuk do ta kishte imagjinuar as në ëndrra e tij më të çmendura këtë sezon të Bajer Leverkusenit. As Roma nuk ia doli të ndalte të pathyeshmit e Europës. Leverkuseni ka dominuar verdhekuqtë, të cilët i mposhti pastër me rezultatin 2-0. Florian Virtci zhbllokoi shifrat në minutën e 28, ndërsa në të 73-tën Andrishi vulosi fitoren e “aspirinave”. Tashmë Leverkuseni numëron 47 ndeshje pa humbje në këtë sezon.
Në krahun tjetër Atalanta has vështirësi në Marsejë. “Velodromi” rezultoi një fushë e vështirë për bergamaskët, të cilët largohen nga Franca me një barazim 1-1. Zikaltrit gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës me anë të Skamakës, që e shkundi rrjetën që në minutën e 11. Nisur nga ky fakt, të gjithë prisnin një përsëritje të mbrëmjes së “Enfildit”, por e kundërta ndodhi. Marseja reagoi në minutën e 20 me një super gol të Mbembës. Francezët e rritën ritmin e lojës, por nuk mundën të shënonin edhe golin e fitores. Finalsti mbetet të përcaktohet në Bergamo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Andrich ?????????? pic.twitter.com/tRzG5DryUh
— TROTRO SEX PHONE meathead?? (@proxiiiiiima_b0) May 2, 2024