Armando Sadiku e ka thyer mallkimin me skuadrën e Bolivar. Në përballjen e sotme kundër San Jose erdhi goli i parë i sulmuesit shqiptar. I gjendur përballë portierit kundërshtar nuk do të gabonte në minutën e 22 për të dërguar topin në rrjetë. Festa ishte e madhe edhe në krahun e trajnerit të Bolivar pasi në këtë mënyrë sulmuesi u zhbllokua edhe në aspektin psikologjik. Por nuk kaluan edhe shumë minuta që Sadiku të gjente dopietën.
Këtë herë realizimi erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Pas shmangies së bërë me mbrojtësit kundërshtar gjuajtja e Sadikut përfundoi në cepin e rrjetës. Shifra e dy golave të shënuara nuk është grumbulluar që nga qershori i 2020 për Sadikun, në periudhën kur ishte pjesë e Malagas. E këtë shifër e arrin vetëm brenda 45 minuta me Bolivarin pas thyerjes së mallkimit. /Sport Ekspres/
Le doublé d’Armando Sadiku (qui se réveille enfin) #DivisionProfesional pic.twitter.com/goSKaNYFIw
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 8, 2021