VIDEO/ Cikalleshi po harron portën dhe Çekiçi shfaqet si hero në 10 minuta! Goli i tij i jep fitoren në dramë Koniasporit, feston mes tifozëve

Cekici është shfaqur si hero te Konyaspor duke i dhënë fitoren në dramë ndaj Antalyaspor. Mesfushori shqiptar nuk po kalon një moment të mirë dhe ka provuar disa herë stolin në ndeshjen e fundit. Këtë herë do të aktivizohej në minutën e 80 të takimit, por mjaftoi për të, pasi në shtesë arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Menjëherë nisi festa e madhe duke hequr fanellën dhe duke shkuar te tifozët e shumtë të Koniaspor, për të gëzuar së bashku me ta. Nga ana tjetër edhe Cikalleshi nuk po kalon moment të mirë. Pas nisjes perfekte të sezonit në Turqi, sulmuesi shqiptar po vuan për gjetjen e golit megjithëse ka pasur besimin e trajnerit nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online