Berat Gjimshiti luan ndeshjen më të dobët të sezonit, Gasperini e heq nga fusha pa u mbyllur pjesa e parë

Atalanta ka humbur me shifrat 1-4 ndaj Romës duke u befasuar ndaj ekipit të Murinjos. Në këtë ndeshje, Berat Gjimshiti mund të thuhet se ka luajtur takimin më të dobët të sezonit. Mbrojtësi shqiptar ishte protagonist në golin e parë që u pësua në minutën e 2.

Në atë aksion vërehet se Abraham e ka tërhequr disi duke i prishur ekuilibrin për ta rrëzuar në tokë para se të shënonte, por për arbitrin gjithçka ishte e rregullt. Ndërkohë në golin e dytë të shënuar, Zaniolo e la mbrapa mbrojtësin shqiptar me një lëvizje disi të papritur.

Kaq mjaftoi dhe në minutën e 33 Gasperini nuk e mendoi dy herë që të largonte Gjimshitin për arsye taktike për të futur Muriel. Megjithatë kjo lëvizje nuk dha shumë rezultat pasi në fund Atalanta humbi me shifrat 1-4. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online