Chelsea ka bërë blerjen më të re për mbrojtjen. Ekipi i Tuchel ka marrë mbrojtësin e Hungarisë, Attila Szalai. Ky i fundit ishte pjesë e Fenerbaçes dhe është njëkohësisht titullar i padiskutueshëm në Kombëtare. Por tifozët kanë jo pak pikëpyetje sa i përket aftësisë së tij dhe fanellën që do të mbart.
Madje disa prej tyre kanë kujtuar në rrjetet sociale sesi Armando Broja e trullosi në sfidën e fundit mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Pikërisht në atë gol që do të nxirrej vetë nga sulmuesi shqiptar që e kaloi dy herë Szalain, për ta dërguar topin në rrjetë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
There are reports that Chelsea have agreed a deal to sign Hungarian centre back, Szalai.
This is him getting turned inside out by Armando Broja ?
Not a good look for our potentially new signing… pic.twitter.com/VPIZlRpYAq
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) November 12, 2021