“Nëse më lë mua që të shënoj i pari”! Kumbulla flet për “The Telegraph”: Shqipëria po rritet, kemi rekord me 15 pikët

Marash Kumbulla ka folur në një intervistë për “The Telegraph” para takimit mes Anglisë dhe Shqipërisë. Një përballje edhe brenda familjes kjo, pasi mbrojtësi i Romës do të gjejë përballë Abraham, megjithëse për këtë të fundit priten pak minuta në pjesën e dytë. Kumbulla ka treguar se do ta ndalonte Abraham nëse do të gjendej nga minuta e parë dhe njëkohësisht zbulon pak nga biseda me të. “Nëse do të luante, do të dija si ta ndaloja. Bëri shaka me mua dhe më tha se nëse luante, duhet ta lija që të shënonte. I thashë se ishte në rregull, nëse më linte mua që të shënoja i pari. Por është shumë i fortë, jep gjithçka në stërvitje.

Kualifikimi do të ishte ëndërr për të gjithë shqiptarët. Nuk kemi arritur kurrë një objektiv si ky. Kemi 15 pikë dhe tashmë është një rekord, por duam të bëjmë më shumë. Pas rezultatit të fundit me Poloninë, nuk varet asgjë më nga ne, por jemi të vetëdijshëm se po rritemi. Jemi një ekip që kemi lojtarë të rinj, por do të japim gjithçka”, ka thënë Kumbulla. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online