VIDEO/ Çfarë ndeshje e çmendur për Uzunin, “hirushja“ hugareze është supriza më e bukur e kualifikueseve të Champions

Një ndeshje e çmendur ka rezultuar kjo e sotmja mes Moldes dhe Ferencvaroshit. Përballja e parë në fazën play off për këto dy skuadra ka prodhuar vetëm emocione me 6 golat e shënuar. Kampionët e Hungarisë kanë tundur rrjetën që në minutën e 7 të takimit, duke shtangur vendasit. I dyti do të vinte në fraksionin e dytë të lojës, kur Myrto Uzuni shënon një supergol me kokë për të dyfishuar shifrat.

Por festa nuk zgjat shumë, pasi kur të gjithë mendonin se fati i takimit ishte vulosur, James fillon të hedhë themelet e përmbysjes. Një gol vetëm 3 minuta pasi Uzuni tundi rrjetën solli me vete edhe dominimin e Moldes për minutat në vijim, duke bërë që shifrat të ktheheshin përmbys dhe rezultati të shënonte 3-2.

Megjithatë drama nuk mbaron me kaq, pasi një penallti pak para përfundimit të kohës së rregullt rikthen buzëqeshjen te Uzuni dhe shokët e tij, që barazojnë në 3-3. Shifra këto që lënë shpresa të mëdha se në Hungari, teksa 3 gola në fushë të huaj mbajë një peshë të madhe në ndeshjen e kthimit.

Kështu “hirushja hungareze” bëhet surpriza më e bukur e kualifikueseve të Champios League, teksa ka hequr shumë koka kampinësh deri këtu dhe duket se një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe me Molden. Djurgarden ishte prova e parë e kaluar me sukses, ndërsa më pas ka djegur të gjitha parashikimet duke eliminuar emra të njohur të futbollit europian si Celtic apo Dinamo Zagreb./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/TheFS_Live/status/1308869696150802432

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online