Një çmenduri totale ka qenë ajo që ka ndodhur në përballjen Totenhem-Uest Hem. Spërsat shënuar që në sekondat e para të takimit me anë të Son, ndërsa më pas ishte Kejn që me dopietën e tij i dërgon shifrat në 3-0 që në pjesën e parë. Një sfidë që dukej se kishte marrë fund dhe se fat i saj ishte caktuar tashmë.
Por ajo që më pak pritej ndodhi. Uest Hem befason Totenhemin në minutat e fundit të takimit. Në të 82-tën ishte Balbuena që shënon të parin për miqtë, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Sançez i jep një dorë me autogolin e tij. Ndërkohë në minutën e 4-t të shtesës, Manuel Lanzini lëshon një predhë nga 30 metrat që trondit fillimisht shtyllën dhe hyn në rrjetë.
Për të mos u besuar syve ishte ajo çfarë ndodhi për ekipin e Murinjos, që pa ndeshjen t’i ikte nga duart atëherë kur dukej se fitoren e kishte shtërnguar fort./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Take a bow Manuel Lanzini. https://t.co/igHGnJn34R
— TC (@TransferChecker) October 18, 2020