VIDEO/ Talenti kuqezi nuk di të ndalet në Finlandë, shënon edhe golin e 13 në kampionat

Albion Ademi padyshim ka tërhequr një vëmendje të madhe me paraqitjet e tij. I cilësuar shpesh edhe si sulmuesi i momentit, talenti kuqezi ka krijuar një lidhje të veçantë me golin. Ademi nuk di të ndalet në Finlandë dhe ka gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe ditën e sotme.

Futbollisti shqiptar është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku ka mposhtur portierin kundërshtar dhe i ka dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij, Mariehamn. Megjithatë goli i tij nuk ka mjaftuar për të marrë tre pikët, teksa SJK përmbys shifrat nga 2-1 në 2-3.

Ky ishte goli i 13 i Albion Ademit me fanellën e Mariehamn për këtë sezon. Talenti i Kombëtares Shpresa mban vendin e dytë në renditje ne golashënuesëve më të mirë në elitën finlandeze, ku gjendet me vetëm 1 gol më pak nga vendi i parë dhe me 3 asist të dhuruar. Shifra bindëse këto në 20 ndeshje të zhvilluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online