E veçanta e futbollit është fakti që mund të shijosh gola të mrekullueshëm, ose veprime teknike të një niveli të lartë në kategori të ndryshme, madje dhe ato amatore. Niveli nuk ka shumë rëndësi, mjafton të tentosh të bukurën dhe të pamundurën dhe tifozët dashurohen pas teje, ose gjestit tënd.
Një i tillë ka ndodhur në Angli. Ekipi i Wimborne Town FC garon në kategoritë inferiore, aty ku nuk ka objektiva, as rroga të majme dhe mbizotëron vetëm pasioni. Heroi quhet Luke Holmes, i cili ka bërë një finte fantastike.
Pasi merr një top nga shoku i tij, Holmes e sheh veten të rrethuar nga dy kundërshtarë. Hapësirat mungojnë, por jo për të. Talenti dhe imagjinata zgjidhin çdo situatë dhe Holmes kryen një finte tepër të veçantë, kalon topin mes shalëve të kundërshtarit dhe marshon drejt sulmit.
Klubi ka postuar videon dhe faqja e tyre është “pushtuar”. Tifozë të ndryshëm kanë shijuar gjestin e bukur dhe shifrat e klikimeve kanë kaluar shifrën 2 milionë! Një rekord për klubin e vogël, por që është bërë i njohur falë lojtarit të talentuar që ka në përbërje.
?? |
Here is some naughty tekkers from Luke Holmes yesterday! pic.twitter.com/RhdlFjcI7i
— Wimborne Town FC (@WimborneTownFC) January 13, 2019