VIDEO /  Çfarë gafe në Gjermani, Belfodil merr në qafë Hofenhajmin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ditën e sotme janë shënuar një mori golash spektakolar, por ka pasur dhe gafa të pabesueshme si në Bundesligë, ku në takimin midis Hofenhajmit dhe Dortmundit, të pranishmit në stadium janë shtangur nga gabimi trashanik i sulmuesit algjerian Ishak Belfodil.

Ish-sulmuesi i Interit kishte mundësinë për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij, teksa në minutën e 92-të iu dha një shans i artë për çuar shifrat në 2-1. Por, Belfodil bëri më të vështirën, duke fluturuar topin drejt tribunave edhe pse porta ishte vetëm një metër larg dhe e pambuluar nga portieri i Dortmundit, Roman Burki.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *