Ngolo Kante ishte një nga futbollistët që spikati më shumë në Kupën e Botës. Lojtar shumë energjik, i kudondodhur dhe mjaft i rëndësishëm për mesfushën franceze. Në fund “gjelat” fituan trofeun, por Kante ishte tepër i turpshëm, aq sa kishte frikë të mbante dhe trofeun, për të cilin ai kishte djersitur aq shumë.
Nëse Kante është indiferent dhe jo shumë i familjarizuar me median, apo i mësuar në qendër të vëmendjes shokët e tjerë ndoshta e teprojnë. Sigurisht, që më shumë në formën e shakasë futbollistët e tjerë i kanë thurur këngë lojtarit, por tani ai jo vetëm që është bërë popullor, por në ndeshjen e fundit i gjithë stadiumi këndonte me shumë pasion këngën për mesfushorin e turpshëm.
Lojtari i Çelsit nuk e kishte pritur që të kishte kaq shumë vë,menje, por ja që tani duhet të mësohet. E gjitha për t’u shijuar video më poshtë. Ja që personazh mund të bëhesh vetëm me punë, pa pasur nevojë që të bëhesh protagonist në të tjera gjëra.
“Të gjithë e duan Ngolo Kante dhe tani është zyrtare”, kështu shprehen për 27-vjeçarin. Mesfushori qëndronte mes shokëve të skuadrës, ashtu i turpshëm, dhe duke admiruar atë popullaritet që ai ndoshta nuk e kishte menduar më parë.
It’s official; everyone loves N’Golo Kanté.
(? via @lequipe) pic.twitter.com/TwSjsfaUZ2
— Squawka News (@SquawkaNews) September 9, 2018