Cana: Për dy vite bëhem drejtues, por jo në Shqipëri

Lorik Cana paralajmëron se do të angazhohet në botën e sportit shumë shpejt. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi kujton suksesin e Europianit, por në të njëjtën kohë tregon dhe për futbollin në vendin tonë. Në një intervistë për “lalaziosiamonoi.it”, ish-mbrojtësi rrëfen sukseset që ka sjellë pjesëmarrja në Francë 2016, në vendin e tonë.

“Skuadra ka pasur një bum të madh për shkak të arritjeve në vitet e fundit dhe këtu fals për kualifikimin historik në Kampionatin Europian. Ishte një shfaqje e madhe, ku treguam se sa futbollistë të shkëlqyer ka vendi ynë, që sportin e parë ka futbollin”.

“Sigurisht ishte një krenari kombëtare, pasi nuk ishte vetëm një sukses sportiv, por akoma dhe më i gjerë. Ishte një publicitet për lojtarët, por dhe për Shqipërinë që zuri një vend në hartën e Botës. Edhe pse ka pasur një rritje në vitet e fundit, ende ka vend për përmirësim në ligat e ulëta”.

“Unë kam një fondacion në Kosovë të cilin e kam themeluar vetë dhe jam president. Punoj me fëmijët, po ashtu angazhohem dhe në televizionin, por brenda dy vitesh do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesional. Do të bëj të tjera gjëra veç fondacionit dhe botës televizive, por dua të provoj botën dhe si drejtuese. Ku? Jo në Shqipëri, por në Europë sigurisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online