Tifozët e parë të Shqipërisë kanë zbritur në Pragë. Kombëtarja do të luajë kundër Cekisë në transfertë dhe kuqezinjtë nuk kanë mbetur asnjë vetëm, kurrsesi kjo nuk mund të ndodhi në mbrëmjen e nesërme.
Në një video të fundit shihen disa tifozë të Shqipërisë që ia marrin këngës në një lokal në Pragë. Disa prej çekëve dhe turistëve që ndodheshin aty kanë nisur të buzëqeshin dhe të ndezin telefonat për të regjistruar këtë moment. /Sport Ekspres/