“Shqipëria është një nivel me Poloninë”, kapiteni i çekëve kërkon të përsëritet miqësorja e fundit: Do të doja të fitonim 3-1

Nesër në mbrëmje Shqipëria sfidon Çekinë në Pragë. Në vigjilje të këtij dueli, kapiteni i Kombëtares çeke ka folur për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes. Soucek-u i konsideron kuqezinjtë në të njëjtin nivel me Poloninë dhe thekson faktin se do të kenë të bëjnë me një ndeshje të vështirë. Lojtari i West Ham-it shpreson që të përsëritet rezultati i miqësores që të dyja Kombëtaret zhvilluan dy vite më parë, kur Republika Çeke fitoi me shifrat 3-1.

“Mendoj se është një ekip shumë i mirë. Unë do të renditja Shqipërinë dhe Poloninë në pozicione të ngjashme. Ata kanë shumë individualitet. Si para ashtu edhe mbrapa ndihen kompakt si ekip. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe një kundërshtar sfidues.

Nëse e krahasoj sërish me Poloninë, është një ndeshje mjaft e rëndësishme. Sigurisht që është një nga ndeshjet kyçe për ne. Kemi shtatë pikë, jemi në një pozicion të mirë, por duam të fitojmë që të ndihemi edhe më rehat. Të gjithë duam t’ia dalim.

Fitorja 3-1 në miqësoren e fundit me Shqipërinë? Nuk e di as sa lojtarë tanë dhe lojtarët e tyre janë në të dyja skuadrat, shumëçka ka ndryshuar. Por ne me siguri do të donim të njëjtin rezultat përfundimtar”, ka deklaruar Tomas Soucek-u./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online