VIDEO/ Çastet mistike bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, imazhi i Maradonës shfaqet edhe në qiell

Ndërrimi i jetës së Maradonës ishte padyshim një goditje për gjithë futbollin botëror. Megjithatë legjenda argjentinase është i pavdekshëm për atë që ka dhuruar në fushën e lojës, kujtimet e tij do të mbesin për breza me radhë dhe emrin e ka të shënuar në histori. Sigurisht që në momente të tilla nuk mund të mungojnë edhe disa momente mistike që kërkojnë disa përgjigje. Një e tillë vjen nga Argjentina, atje ku një femër e re në moshë nga Entre Rios doli për të filmuar qiellin. Padashur kapi imazhin që formohej nga retë të Diego Armando Maradonës, duke qenë kopje identike dhe me numrin “10”.

E reja nuk e kishte vënë re këtë detaj të rëndësishëm dhe do të ishte një prej shokëve të saj që do të njoftonte se kishte kapur momentin që do të bënte xhiron e rrjeteve sociale. Gjithçka është reale pasi retë qëndrojnë për pak sa të formojnë imazhin e Maradonës në qiell dhe më pas lëvizin për ta zhdukur atë. Disa besojnë se ishte imazhi i Diegos duke festuar një nga golat kundër Anglisë në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986 dhe të tjerë duke kujtuar Maradonën te video e famshme: “Endrra ime është që të luajë për Kombëtaren dhe të fitojë një Kupë bote”. “Zot” në tokë dhe në qiell, Maradona mbizotëron kudo… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online