“Po sjell Milanin që e njeh gjithë bota”, rrëfimi motivues nga Ibrahimoviç: Ndihem si një fëmijë që po ha karamele…

Nga Klaudio Ndreca

Zlatan Ibrahimoviç ka të njëjtën lartësi të nivelit, qoftë në fushën e blertë apo jashtë saj. Nëpërmjet intervistave, thënieve e mbi të gjitha vetëbesimit të madh të sulmuesit suedez, motivohen shumë njerëz në botë. Këtë herë lojtari i Milanit vjen për të dhënë një rrëfim te “UEFA”, duke treguar momentin magjik që po përjeton në ngjyrat kuqezi, duke thyer shumë mite. Zlatan Ibrahimoviç është duke kthyer ekipin italian të kohës së artë, teksa në sezonet e fundit po tingëllonte më tepër si një legjendë e vjetër. Gjithashtu sulmuesi u shpreh se sot shumë ekipe gjenden në telashe pasi nuk duan që të luajnë çdo ndeshje në të njëjtin nivel, duke mos dhënë maksimumin e tyre.

“Pyetja e parë që më kanë bërë kur erdha te Milani, më thanë që janë kthyer shumë lojtarë dhe nuk kanë bërë mirë si në momentet e para kur kanë qenë në këtë ekip, duke dështuar. Më pyetën se ku qëndron ndryshimi mes tyre dhe meje? U thashë që nuk e kam humbur kurrë pasionin për punën time. Në çdo herë që unë futem në fushë ndihem si një fëmijë i vogël që ha karamele për herë të parë. Unë e kam kuptuar se topi është miku im më i mirë dhe dua të qendrojë me këtë mik deri në fundin e jetës sime. E gjitha jeta jote do të jetë sfida, unë ndihem se kam bërë mjaftueshëm, Për mua ishte një sfidë e madhe të kthehesha këtu për të provuar të ndryshoj mentalitetin, për të ndryshuar situatën dhe për t’i përcjellë ekipit se çfarë ishte Milani. Milani që unë njoh, Milani që e njeh e gjithë bota.

Kur luaj sjell gjithë personalitetin dhe aftësitë e mia në ekip, duke ushtruar presion edhe te shokët e ekipit që të japin më të mirën. Disa e presin në mënyrë të mirë, disa të tjerë më pak dhe të tjerë që nuk duan. Zakonisht ekipet bien në telashe sepse luajnë në nivel të lartë, vetëm kur i intereson, kur është e nevojshme. Unë vendosa që ne duhet të luajmë në nivel të lartë në çdo ditë pasi mënyra sesi stërvitesh është mënyra sesi luan. Nëse ti je i ri apo nëse je i vjetër, unë ushtroj gjithmonë presion tek ty. Pasi nëse ti je këtu, je për një arsye, je këtu pasi je i mirë mjaftueshëm. E konsideroj veten si Benjamin Button, bëhem më i ri pas çdo viti. Për sa kohë që mund të luaj, do të luaj. Ua premtoj këtë. Ditën që nuk mund ta bëj më, do të ndaloj së luajturi, sepse kam nevojë të ndihem i gjallë, të ndiej se po jap diçka prapa”, ka thënë Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online