“Nuk jemi mësuar me fitore të tilla”, trajneri i Kombëtares: Kërkojmë surprizën me Portugalinë

Kombëtarja e Shqipërisë për femra do të përballet në datën 1 dhjetor kundër Portugalisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një fitore me shifra të rralla ka ardhur ndaj Qipros, atje ku ka ardhur triumfi në shifrat 4-0. Në vitet e fundit ka një rritje edhe sa i përket futbollit të femrave, shumë ndryshe nga më parë, ndërsa në arenën europiane kemi ndjekur shkëlqimin e Vllaznisë.

Ndërkohë trajneri i Kombëtares, Armir Grima, në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” e cila transmetohet në “RTSH”, duke kërkuar një surprizë edhe përballë Portugalisë. “Ndodhemi në një grup shumë të vështirë, me kundërshtarë të fortë. Kemi një sfidë të rëndësishme, përpara është Portugalia, shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë, përse jo të bëjmë dhe një surprizë. Pavarësisht kushteve të diktuara nga pandemia, jemi optimistë. Fitorja me Qipron na ka dhënë një shtysë të madhe. Ishte shumë e rëndësishme për vajzat, nuk jemi mësuar të shikojmë fitore të tilla(Shqipëri-Qipro 4-0)”, u shpreh Grima. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online