LIVE, Laçi-Podgorica 3-0 Deliu 60′, Lushkja 93′, Prenga 114′
Turi i parë është mbyllur me një buzëqeshje në fytyrën e Shpëtim Duros. Trajneri shqiptar ka arritur objektivin duke kaluar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas humbjes 1-0 në Podgoricë, Laçi përmbys gjithçka në “Elbasan Arena”. Deliu tund rrjetën në minutën e 60, duke e dërguar kështu përballjen në kohën shtesë.
Pak minuta pasi nisin shtesat, ishte Regi Lushkja që me një diagonal të kalibruar mirë i jep golin e kualifikimit kurbinasve. E për të mbyllur çdo dilemë mendon Prenga, i cili në minutën e 114 shënon edhe golin e çlirimit për skuadrën e tij, që tashmë pret biletën për në turin e dytë pas eliminimit të Podgoricës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/