VIDEO | Buzëqesh vetëm Torino, shtesat “shkatërrojnë” Xhenoan

Torino nuk fitonte në shtëpi që nga 5 tetori, kur triumfonte përballë Frozinones. Ekipi “granata” fitoi sot përballë Xhenoas me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 21 pikë, katër më pak se Milani i vendit të katërt. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë.

 

Romulo mori dy kartonë të verdhë brenda 3 minutash dhe la Xhenoan me një lojtar më pak në minutën e 28. Pavarësisht kësaj, miqtë gjeten golin me anë të sulmuesit Kouame. 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë përfitoi nga një goditje këndi dhe kali Xhenoan në avantazh.

U duk se pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, por Ansaldi gjeti golin pas një insistimi të gjatë të Torinos në minutën e dytë shtesë. Vendasit nuk u ndalën dhe arritën të fitonin një penallti pas dy minutash, e cila u kthye në gol nga Andrea Beloti. Rrjeta e pestë në kampionat për bomberin e Torinos, ndërsa sfida nuk pati më gola dhe u mbyll me fitoren e vendasve.

Dy sfidat e tjera u mbyllen në barazim. Pa gola përfundoi takimi midis Sasuolos dhe Udinezes, ndërsa Frozinone nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Kaljarit në shtëpi.

Kasata kaloi lacialët në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Farias barazoi për ekipin sard 13 minuta përpara fundit të ndeshjes. Miqtë luajtën me një lojtar më pak në 5 minutat e fundit, pas daljes së Barelës me të kuqe, por sfida nuk pati më gola dhe ekipet morën nga një pikë.

Frozinone-Kaljari 1-1
(Kasata 14’ / Farias 77’)

Sasuolo-Udineze 0-0

Torino-Xhenoa 2-1
(Ansaldi 45+2’, Beloti (pen) 45+5’ / Kouame 36’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *