VIDEO/ Broja fiton duelin me Rashicën! Sauthemptoni fluturon në Premier Ligë, sheh nga afër… Europën

Sauthemptoni ka mposhtur me rezultatin 2-0 Noruiçin mbrëmjen e sotme. Një sfidë kjo që ka rezervuar edhe një duel shqiptarësh në fushën e lojës, ku në njërin krah të sulmit qendronte Armando Broja, ndërsa në tjetrin Milot Rashica. Goli i parë i takimi ka ardhur në minutën e 36 nga Çe Adams, ndërsa fitorja do të hipotekohej 2 minuta para fundit të kohës së rregullt me një supergol të Oriol Romeut.

Armando Broja ka qenë në fushën e lojës deri në minutën e 81-të, ku i ka lënë vendin Stefensit. Ndërkohë nuk ka munguar respekti i tifozëve bardhekuq, të cilët në momentin e zëvendësimit janë ngritur në këmbë duke duartrokitur 20-vjeçarin shqiptar. Sauthemptoni “fluturon” në Premier Ligë, teksa shkon në vendin e 9 në tabelën e renditjes. Nga lu.fta për mbijetesë në fillim të kampionatit, tashmë ekipi i Brojës sheh nga afër Europën. Janë vetëm 7 pikë ato që e ndajnë nga vendi i 6, që të siguron një biletë për në kompeticionet e UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online