Emanuele Ndoj ka ndihmuar Breshian të shmangë humbjen ndaj Padovës së vendit të fundit në Serie B. Mesfushori me origjinë nga Mirdita shënoi golin e barazimit 1-1 në fund të takimit dhe realizimi ishte mjaft i bukur.
Ndoj nuk shquhet për shënimin e golave, por këtë sezon ka arritur të gjejë tre herë rrugën e rrjetës. Mesfushori po luan rregullisht si titullar. Ai deri më tani numëron 21 ndeshje në kampionat dhe vetëm në një takim e ka nisur nga stoli.
Sa i takon Breshias, ajo mbetet në vendin e parë në klasifikim dhe numëron 47 pikë në tabelën e klasifikimit. Benevento, që së fundmi mposhti Peskarën e Memushajt, është afruar me 4 pikë dhe ka një ndeshje më pak. Pranë është edhe Palermo, me 42 pikë dhe me një ndeshje të prapambetur që pret ta zhvillojë.