VIDEO/ Brdariç e sjell fitoren nga stoli, Vllaznia mposht Laçin në Shkodër dhe mban ritmin e rivalëve

LIVE, Vllaznia-Laçi 1-0 Da Silva 48′ 

Vllaznia ka arritur të marrë fitoren mbrëmjen e sotme. Shkodranët kanë mposhtur Laçin me rezultatin minimal 1-0. Fitorja për Brdariçin ka ardhur nga stoli. Ishte pikërisht Da Silva ai që me fillimin e pjesës së dytë ka finalizuar me sukses një askion të bukur të kuqebluve.

Vllaznia ka shkuar shumë pranë golit edhe në minutat e fundit të pjesës së parë, por traversa i ka mohuar golin Aralicës. Shkodranët marrin tre pikë mjaft të vlefshme këtë mbëmje, duke mbajtur vendin e tretë në rendite. Kuqeblutë ruajnë ritmin me rivalët, duke mos lejuar krijimin e diferencave më të mëdha me Tiranën dhe Kukësin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Mustedanagiç, Hoxhaj; Aralica

Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Qato, Shehu; Velija, Zarubica, Guindo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online