“Vë helmetën dhe lu.fton“/ Rëndësinë e Gjimshitit e tregon edhe Gasperini: E paguam mungesën fizikisht, si në Mançester

Berat Gjimshti e ka harruar shpejt dëmtimin në krahë dhe po tregon autoritetin e tij në fushën e lojës. Pasditen e sotme mbrojtësi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Atalantës kundër Juventusit. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka dhuruar asistin për golin e vetëm të takimit, si dhe ka falur siguri në prapavijë.

Mediat italiane e vlerësojnë ndër më të mirët Berat Gjimshitin, teksa “Calciomercato.com“ i jep notën 7.5.  “Edhe ai vendos helmetën dhe lu.fton në të gjitha topat. Nënshkruan asistimin për Zapatën. Ndëshkohet me karton të verdhë në fund”, shkruhet në përshkrimin e medias italiane.

Ndërkohë rëndësinë e Gjimshitit në mbrojtje e ka treguar edhe Gasperini. Trajneri i Atalantës është shprehur pas përfundimit të ndeshjes kundër Juventusit se në momentet kur kanë pasur jashtë lojtarë si Gjimshiti, Toloi apo Palomino e kanë vuajtur në aspektin fizik, ashtu sikurse ndaj Mançester Junajtedit.

“Ka pasur raste kur kishim jashtë Toloin, Gjimsitin, Palominon… Është e qartë që e paguani fizikisht, si në Mançester. Tani që të gjithë jemi rikuperuar, edhe në situatat më fizike mund të durojmë. Në ADN-në tonë ne kemi aftësinë për të rikompozuar veten dhe për të luf.tuar”, ka thënë Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online