“Kur fiton je për titull, kur humb je për të rënë nga liga“, Brdariç: Punojmë në kushte të vështira, asnjë nuk e di si është në prapaskenë

Vllaznia ka arritur të marrë fitoren mbrëmjen e sotme. Shkodranët kanë mposhtur Laçin me rezultatin minimal 1-0. Fitorja për Brdariçin ka ardhur nga stoli. Ishte pikërisht Da Silva ai që me fillimin e pjesës së dytë ka finalizuar me sukses një askion të bukur të kuqebluve. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport”.

Brdariç (Vllaznia): “Sot është një ditë e madhe për Vllazninë, sepse skuadra tregoi një performancë të mirë. Sidomos në pjesën e parë. Nuk e kishim topin në zotërim dhe ishte shumë e vështirë të luanim në këto kushte që luajtëm ne. Shënuam menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Jam shumë i kënaqur. Mustedanegiç punoi shumë në pjesën e parë në presing. Ndoshta nuk është mësuar ende me presingun kur nuk e kemi topin në zotërim. Hgarxhoi disa energji në duele dhe na dha një sinjal që nuk kishte energji dhe ne e zëvendësuam. Zgjedhim në varësi se si luan kundërshtari. Kemi nevojë për zgjedhje sepse kundërshtari në ndeshjet e kaluara na ka bllokuar të dy numrat 6. Lojtarët e qendrës duhet të jenë disi më të lirshëm për të krijuar hapësira, ne nuk jemi një ekip që luajmë vetëm me topa të gjatë. Duam të luajmë futboll.

Të gjithë duhet të përmirësohen për sa i përket mënyrës sonë të lojës. Plani i lojës është i ndryshëm për do kundërshtar. Çdo skuadër është e vështirë. Da Silva është i rëndësishëm për ne, por ai duhet të qendrojë I shëndetshëm dhe të qendrojë gati për të luajtur. Kur ai është i shëndetshëm është një plus i madh për ne. Duhet të jemi të duruar për të thënë për titull. Futbolli është shumë i shpejtë. Kur fiton shkon për kampion, kur humb shkon për të rënë nga kategoria. Po punojmë në kushte mjaft të vështira në Shkodër. Asnjë nuk e di si duket këtu prapa skenave. Kemi nja stadium shumë të bukur, por klubi në përgjithësi duhet të përmirësohet në çdo aspekt tjetër. Lojtari është një lojtar i fortë dhe fitorja duhet festuar.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online