VIDEO/ Brazili mund Spanjën në finalen e Lojërave Olimpike, Malcom “ndez turbon” për të artën

Brazili ka fituar finalen ndaj Spanjës sa i përket Lojërave Olimpike në Tokyo. Medaljet e arta kanë shkuar për brazilianët në takimin që përfundoi pas 120 minutash. Rasti i parë i artë u shpërdorua nga Richarlison në minutën e 38 që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë Cunha shënoi pak para se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Kështu Brazili gjeti avantazhin për të dërguar shifrat në 1-0, por Oyarzabal do të barazonte në të 61. Për të gjetur fituesin e kësaj sfide duheshin 30 minutat e shtesës. Malcom u aktivizua në të 91 dhe mori rolin e protagonizmit në të 108.

Duke “ndezur turbon” në kundërsulm, lojtari i Zenitit arriti të kalonte portierin e Spanjës. Këta të fundit kishin më tepër lojtarë të njohur në organikë si Garcia, Torres, Unai Simon, Pedri, Asensio, Olmo dhe Oyarzabal. Por medalja e arit ka shkuar sërish te Brazili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *