VIDEO/ Bota e futbollit “është çmendur”! Skandali në Premier League, goditen dy lojtarët e Aston Vilës gjatë festës

Bota e futbollit nuk është më e njëjta pas COVID-19. Fillimisht me shtyrjen e kompeticioneve, më pas me dyert e stadiumeve të mbyllura dhe aktualisht mes shumë lojtarëve që kanë probleme me zemrën apo tifozëve që kanë gjendje të fikëti. Ndërkohë edhe kaosi i shkaktuar nga tifozët nuk është i vogël. Në Ligue 1 është bërë thuajse në çdo javë e udhës që tifozët të ndërpresin ndeshje dhe të hedhin sende në fushën e blertë, në mos të futen në të si të ishin lojtarë.

Por që një situatë e tillë të ndodhte në Premier League, mes shumë ligjeve të ashpra që ka ky vend, kjo ishte e tepërt. Në ndeshjen e sotme mes Evertonit dhe Aston Vilës, pasi Buendia shënoi golin për miqtë, shkoi për të festuar me shokët e ekipit. Tifozët e Aston Vilës goditën dy lojtarë me shishe me ujë në kokë. Njëri prej tyre ishte edhe Lucas Digne, që vetëm 10 ditë më parë u largua nga Evertoni për të nënshkruar me Aston Vilën. Sa i përket tifozëve përgjegjës, sapo kanë nëshkruar ndarjen përjetësisht me stadiumet në Angli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online