VIDEO/ Besojeni ose jo, ndodhi në 2024! Sheiku godet me kamzhik në Arabinë Saudite shokun e ekipit të Karim Benzema, humbën finalen e Superkupës

Skena të pabesueshme kanë ardhur së fundmi nga Arabia Saudite. Besojeni ose jo, por një sheik ka goditur me kamzhik shokun e ekipit të Karim Benzema. Al Itthad humbi sot finalen e Superkupës kundër Al Hilal në shifrat 1-4.

Golin e vetëm për Al Itthad e shënoi Abderrak Hamdallah. Në repartin e sulmit ishte së bashku me Benzema, por Hamdallah do të kalonte natën më të çuditshme të karrierës. Njëri prej tifozëve që mbështeste Al Itthad i ka nxjerrë nervat te lojtari duke e goditur me kamzhik. /Sport Ekspres/