Spanja po luan shansin e fundit për të prerë një biletë për në 16 më të mirat e këtij Kampionati Europian. Fitorja është e vetmja alternativë për ekipin e Luis Enrikes, që ka gjetur golin në minutën e 3- të takimit.
Megjithatë meritat këtu i takojnë të gjitha portierit sllovak. Besojeni apo jo, Dubravka realizon autogolin më qesharak në historinë e Europianit. Pas një traverse të goditur nga andaluzianët, gardiani i Sllovakisë e në tentativë për të larguar topin, ngatërron sportin dhe si në volejboll e dërgon sferën në rrjetën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dubravka with an absolute farce of an own goal ? #ESP #SVK pic.twitter.com/hcBuyktcBR
— Chris Chambers (@Chris_Chambo_) June 23, 2021