Etrit Berisha dhe Remo Frojler ishin lojtarët e përzgjedhur nga Atalanta që ditën e djeshme të ishin në “Oriocenter”, një ndër qendrat tregtare më të mëdha në veri të Italisë. Autori i golit kundër Milanit, si dhe portieri i kombëtares shqiptare, takuan përzemërisht tifozët e shumtë që enkas kishin shkuar në takimin me futbollistët.
Foto të shumta dhe autografe, në një ditë të dedikuar fansave. Fëmijë, të rritur, djem e vazja nga të gjitha moshat takuan idhujt e tyre. Faqja zyrtare e Atalantës ka postuar edhe foto e video nga momenti i takimit të dyshes Berisha-Frojler me tifozët.
A #Oriocenter foto, autografi e… baci ?? Tantissimi i tifosi nerazzurri accorsi per incontrare Remo #Freuler ed Etrit #Berisha ????
? Il video dell’evento ? https://t.co/2sVeh6iJQC#AtalantaLife ?? pic.twitter.com/T0rFJTrOrY
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 20, 2019