Xhejms Adeniji ka bërë një ndeshje të shkëlqyer në takimin e luajtur sot mes Shmona dhe Netania, takim i vlefshëm për Toto Cup në Izrale. Për ekipin e Shmona, aktivizohet ish-sulmuesi i Skënderbeut, Xhejms Adeniji, ndërsa për Netanian, Jahmir Hyka dhe Beqiraj.
Shmona fitoi 2-1 këtë sfidë, falë një performance të shkëlqyer nga sulmuesi nigerian. Xhejms asistoi në golin e parë të skuadrës së tij dhe vetëm 7 minuta më vonë, shënoi vetë, duke dribluar dy kundështarë dhe duke mposhtur portierin e Netanias me një gjuajtje me të djathtën në hyrje të zonës.
Në minutën e 75’, Netania do të fitonte një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë dhe Beqiraj mori përsipër për ta ekzekutuar këtë 11-metërsh, duke u treguar i saktë dhe duke vendosur rezultatin final në 2-1.