Arsenal debutoi mbrëmjen e së enjtes në Europa Ligë me një fitore 4-2 ndaj ukrainasve të Vorsklas. 2 herë Obamejang, një herë Uellbek dhe një gol i Ozil, i dhuruan fitoren e 4 radhazi teknikut Unai Emeri.
Pikërisht në ndeshjen ndaj Vorsklas, konkretisht në minutën e 70-të bëri debutimin e tij me Arsenal, i riu Emil Smith-Roui. 18-vjeçari u bë i pari lojtar, i cili ka lindur pas vitit 2000 që luan më fanellën e Arsenal dhe ky është një fakt historik për londinezët.
Talenti i ri i “topçinjve” ne intervistën e dhënë pas sfidës së fituar, u shfaq i emocionuar në kanalin e Arsenal dhe deklaroi se fanellën e debutimit të tij do t’ia dhurojë mamasë.
Emil Smith-Roui ishte pjesë e kombëtares angeleze U-17, e cila u shpall kampione Bote vitin e kaluar.
View this post on Instagram
? A proud moment for @emilesmithrowe – keep going Emile! #debut #Arsenal #ESR #UEL