Belgjika ka bërë detyrën ndaj Kanadasë. Kombëtarja europiane ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, por nuk bind në ndeshjen e parë që zhvillon në Katar. Belgët hasin vështirësi përballë Kanadasë, që tentoi të prodhonte një tjetër surprizë në këtë Kupë Bote. Kanadezët fituan një penallti që në minutat e para të takimit, por Courtois tregon përse është portier i një tjetër niveli. Gardiani i Realit të Madridit fiton duelin me Davies, që humb shansin të kalojë në avantazh skuadrën e tij.
Por gjatë pjesës së parë ka pasur edhe polemika. Bëhet fjalë për dy penallti që u kërkuan nga Kanadaja, të cilat nuk u akorduan nga gjyqtarin. Në rastin e parë, arbitri vendosi se më parë kishte një pozicion jashtë loje, pavarësisht faktit se topi u pasua nga Hazard dhe jo nga një lojtar i Kanadasë.
Ndërkohë Belgjika shënon vetëm një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë të takimit. Ishte Batshuayi ai që e ndali topin në rrjetë, për t’i dhënë kështu fitoren Kombëtares belge./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Canada robbed of another penalty by the referee. Linesman gave offside when Hazard passed the ball.pic.twitter.com/9tZ7jC0PbA
— FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) November 23, 2022