SKANDAL/ Kanadasë “i vidhen” dy penallti kundër Belgjikës! Hazard pasoi topin, arbitri jep pozicion jashtë loje për kanadezët

Kanadaja po bën një paraqitje mjaft pozitive kundër Belgjikës. Pavarësisht se këta të fundit janë favoritë në këtë përballje, kanadezët po tregohen mjaft të rrezikshëm në sulm. Pas penalltisë së shpërdoruar nga Alphonso Davies, amerikano-veriorëve u “vidhen” dy 11 metërsha të tjerë.

Hazard pason topin në zonën e tij në minutën e 14 të takimit, por sfera përfundon në këmbët e kundërshtarit. Lojtari i Kanadasë pengohet më pas në zonë, por 11 metërsh nuk ka. Arsyeja? Anësori ngre lart flamurin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje. Një vendim i çuditshëm, duke qenë se topi u pasua nga Hazardi dhe nga shoku i tij i skuadrës.

Si për të mos mjaftuar kjo, gjyqtari vendos të mos akordojë penallti edhe në minutat e fundit të pjesës së parë. Futbollisti i Kanadasë pengohet në zonë pas një kontakti me Witsel-in, por arbitri dhe VAR-i e konsiderojnë gjithçka të rregullt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online