“Si të dali Gjermania, kur këtë Japoni e rreh edhe Shijaku im“? Gurabardhi nuk e kapërdin humbjen: Të shpallet ditë zie nga kancelari

Tifozët e Gjermanisë janë tronditur nga humbja e sotme kundër Japonisë. Një disfatë e papritur, që djeg shumë për simpatizuesit e “pancerave“. Hasan Gurabardhi e ka të vështirë të besojë humbjen e ekipit të tij të preferuar dhe këtë e shfaq hapur në studion e emisionit “Botërori Katari 2022“. Gurabardhi guxon të ulë nivelin e Japonisë, duke u shprehur se është një ekip që mund të humbasë edhe përballë Erzenit.

“Si të dali Gjermania, kur këtë Japoni e rreh edhe Shijaku im? E rreh vërtetë, se i kam parë ndeshjet e tyre. Gjermania ka gjuajtur 10-12 herë, fute pra golin. Edhe unë që nuk di të luaj futboll e gjuaj me parabël. Kur iku Lëvi thashë: “Shyqyr“. Por ky është shumë i ftohtë. Ky kur mori atë fitoren 5-2 duhet të fluturonte. Arabia e bëri ditë feste pas fitores, edhe ky kancelari (i Gjermanisë) duhet të shpalli ditë zie“, ka deklaruar Hasan Gurabardhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online