VIDEO/ Bekim Balajt nuk i del inati me arbitrin pas ndeshjes me Partizanin, trajneri i Vllaznisë shkon që ta qetësojë

Tirana arriti të fitonte pastër në transfertën e Laçit me shifrat 1-3. Pas barazimit në derbi me Partizanin, pritej që kjo të ishte pengesa më e madhe e bardhebluve, megjithëse nuk rezultoi e tillë. Florent Hasani hapi takimin me një super gol nga distanca në pjesën e parë.

Teksa kurbinasit po provonin me të gjitha mënyrat për të barazuar, Ardit Hila do të dyfishonte shifrat në minutën e 65. VAR e rishikoi rastin për thuajse 4 minuta pasi dyshohej për pozicion jashtë loje të Abazajt në nisjen e aksionit, megjithëse vendimi nuk ndryshoi dhe goli u quajt i rregullt. Vetëm pak minuta më vonë Hila shënoi dopietë pas asistit të Abazajt. Në minutën e 90 vendasit ngushtuan diferencën me Guindo.

Nga krahu tjetër Partizani ia doli kundër Vllaznisë për të fituar 2-1. Rrapaj dhe Sota do të shënonin në pjesën e parë, ndërsa Bekim Balaj ngushtoi diferencat. Ky ishte goli i dytë në kampionat për Balajn dhe të dyja golat i ka realizuar kundër Partizanit, por këtë herë jo me penallti, por me kokë. Në mbarimin e ndeshjes, Bekim Balaj është parë shumë i nervozuar dhe duke sqaruar disa gjëra me arbitrin. Ishte ndërhyrja e Sedloksit që e qetësoi disi Balajn për të mbyllur çdo gjë me arbitrin dhe për t’u kthyer në dhomën e zhveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online