E FUNDIT/ Egnatia siguron për herë të parë pjesëmarrjen në Europë! Dramë e pabesueshme në Ballsh, Kukësi barazon në minutën e 102-të

Dita e sotme është historike për Egnatian. Klubi rrogozhinas ka siguruar për të parën herë në historinë e tij pjesëmarrjen në Europë. Skuadra e udhëhequr nga Tetova ka siguruar matematikisht vendin e tretë në renditje pas fitores së sotme me shifrat 3-2 kundër Erzenit. Tre pikët ka siguruar edhe Teuta, e cila fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Kastriotit.

Ndërkohë në “Adush Muça” është luajtur një përballje që përfundoi në mënyrë dramatike për tifozët. Ballshiotët kanë luajtur me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 52-të e ndeshjes, kur Santosi goditi me kokë lojtarin kundërshtar dhe u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri. Por pavarësisht epërsisë numerike, Kukësi nuk ia del të rrezikojë mallakastriotët. Bylisi ngulon për të gjetur golin dhe e arrin atë në minutën e 90 të takimit. Një goditje me bërryl në zonë i sjell ballshiotëve një penallti, e cila shndërrohet në gol nga Zguro.

Festa ishte e madhe për kampion mallakastriot, por u shoqërua e pasoja. Zguro ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për provokim dhe lë ekipin me 9 lojtarë për 10 minutat e shtesës që u akorduan nga gjyqtari i katërt. Kur po luheshin sekondat e fundit të lojës, arbitri akordon një penallti në favor të Kukësit. Taipi merr përsipër ekzekutimin e saj dhe në minutën e 102-të nxjerr me pikë Kukësin nga kjo transfertë mjaft e vështirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online