Gilberto Fortunato bëhet me skuadër të re. Sulmuesi brazilian ka pranuar të rikthehet te Drita e Gjilanit, ku është aktivizuar edhe më parë.
Shtatlarti ka dëgjuar ofertën e drejtuesve dhe është pajuar me kushtet e ofruara, ndërkohë që ka zbarkuar në Kosovë dhe është prezantuar.
Futbollisti 31-vjeçar është aktivizuar së fundmi në Bolivi me Sport Boys, teksa ka shënuar dy gola në tetë ndeshje. Më parë kishte bërë mirë me PKNP FC dhe FELDA United në Malajzi.
Gilberto është bërë i njohur në Shqipëri, ku për herë të parë u aktivizua me Tiranën, për të provuar më pas një eksperiencë edhe te Flamurtari.