VIDEO/ Befasia e madhe për Milanin, kampionët e Serisë A i mund… vendi i 8 në Hungari

E vështirë për t’u besuar, por e vertetë, Milani mposhtet nga vendi i 8 i kampionatit hungarez. Kampionët e Serisë A kanë humbur me rezultatin 3-2 miqësoren kundër Zalaegerszegi TE. Këta të fundit shënojnë e nisin befasinë shumë shpejt, teksa kalojnë në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Ubochioma-s.

Ndërkohë më pas janë Mocsi (24‘) dhe Tajti (27‘) që në harkun kohor të tre minutave i dërgojnë shifrat në 3-0. Milani kundërpërgjigjet në minutën e 30, kur Giroud ngushton shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Kuqezinjtë kryejnë 9 zëvendësime në minutën e 62-të me shpresën për të ndryshuar fatin e takimit, por nuk ia dalin. Kruniç e dërgon rezultatin në 3-2 në minutën e 86, por pa mundur t’i heqë fitoren hungarezëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online